Këshilli bashkiak i Shkodrës i kaloi me shumicë votash pikat e rendit të ditës, por në mbledhjen e fund shtatorit debatet nuk munguan mes këshilltarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Ndasitë më të forta i shkaktoi projekt-vendimi për miratimin e nivelit të pagave, ku VKM ka miratuar unifikimin e tyre në të gjitha bashkitë e vendit.

Akuzave të opozitës për mos nisjen e punimeve në rrugën e Bardhanjorëve i dha përgjigje kreu i qarkut Edmond Ndou, i cili foli edhe për kërkesën e rritjes së numrit të punonjësve në ndërmarrjet e reja, që ai e cilësoi të pamjaftueshme përballë nevojave që ka territori.

Kritika kishte edhe për investimet dhe realizimin e tyre në terren, ku përformanca e bashkisë sipas këshilltarëve të djathtë lë për të dëshiruar. Përtej kritikave dhe votës kundër të opozitës, rendi i ditës kaloi me shumicën e kartonëve të këshilltarëve socialistë dhe atyre të PSD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu