Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaron se Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi ka kërcënuar Edi Ramën dhe Erion Velinë se do të flasë.
Fjala e plotë:
Sali Berisha: Ju falenderoj përzemërsisht për praninë tuaj në këtë takim. Shpreh krenarinë time dhe të mbarë demokratëve shqiptarë për demokratët e Memaliaj, banorët e këtij qyeteti, bastion që në ditët e para të themelimit të Partisë Demokratike.
Keni qenë gjithmonë një mbështetje e fuqishme dhe cilësore e Partisë Demokratike në jugun e vendit. ndaj dhe mirënjohja jonë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat e këtij qyteti është e pakufijshme.
Unë vi sot këtu në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare, për kombin shqiptar. Vi në një moment kur Partia Demokratike pas një procesi të pashembullt në historinë e një force politike në të cilën në rrafshin filizofik u përball e vërteta me gënjeshtrën, u përball e vërteta me falsifikimin. Në të gjitha aspektet triumfoi në mënyrë të fuqishme, të pandalshme qëndrimi i demokratëve ndaj të vërtetës.
Partia Demokratike u themelua si një forcë e tillë, si forca e të vërtetave të mëdha, universale por edhe të vërtetat shqiptare. Sot, në këtë moment, ajo është në një mison të madh. Është në misionin e shembjes së monizmit absolut i cili këtë vit është po aq absolut saç ishte në shkurtin e vitit 1991.
Edi Rama ka rrëmbyer duke shkelmuar votën tuaj, të gjitha pushtetet dhe i përdor ato me një qëllim kryesor, pasurimin e vet, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike, mashtrimin e përditshëm tuajin dhe arrogancën, shumëzimin me zero të qytetarëve të Mimaliaj dhe të qytetarëve të Shqipërisë.
Partia Demokratike, në këtë betejë mes të vërtetës dhe mashtrimit, premtoi ndryshimin. Premtoi se do ndryshojë vetë. Premtoi se do u ofrojë shqiptarëve ndryshimin. Këtë po përpiqemi, po luftojmë fort ta bëjmë realitet.
Unë ndihem i kënaqur sot para jush sepse ne hymë në këtë fushatë elektorale ashtu siç kërkuat ju, ashtu siç premtuam gjatë takimeve me qytetarë në mbarë Shqipërinë. Ju vetë do të zgjidhni përfaqësuesit tuaj siç zgjodhët kryetarin e partisë, do zgjidhni kandidatin për kryetar bashkie, do zgjidhni këshilltarët. Ju i keni dhënë fund në këtë aspekt pushtetit të kryetarit sepse ne duam që ai që votoni të ndihet i detyruar ndaj jush, jo ndaj kryetarit. Ne duam që ai që ju votoni të dijë se pa mbështetjen tuaj, po nuk ju mbështeti ju, ai nuk ka vend në karrigen që merr.
Ndaj sjellim në këto zgjedhje ndryshimin e madh demokratik, sjellim primaret ku do votojnë jo vetëm anëtarët e Partisë Demokratike, por do votojnë edhe simpatizantët e Partisë Demokratike për zgjedhjen e të cilëve nuk e di as kryetari i partisë se cilët janë në Tiranë, as kryesia e partisë, por as kryetari dhe kryesia e partisë Memaliaj, por e dinë seksionet, e dini ju, anëtarët e seksioneve të Partisë Demokratike. E di kryetari i seksionit që ju keni zgjedhur. Sepse ju bashkëpunoni me ta çdo ditë, ju zhvilloni fushata së bashku me ta, ju keni besimin ndaj njëri-tjetrit.
Ndaj dhe është vendosur që simpatizantët do regjistrohen në nivel seksioni. Do plotësojnë një fishë. Dhe ftoj të gjithë qytetarët e Memaliaj që ndihet simpatizat i Partisë Demokratike të shkojnë te seksioni i Partisë Demokratike, të plotësojnë formularin, të japë të dhënat dhe është i mirëpritur që të vijë dhe të votojë kandidatin për kryetar bashkie.
Në këtë mënyrë, ne konkretizojmë një ndryshim të madh. Sepse ju dhe të gjithë demokratët duhet ta kemi të qartë që e ardhmja jonë përcaktohet para së gjithash nga aftësia jonë për të ndryshuar. Është jetike kjo. Pse? Sepse ne i zhgënjyem votuesit tanë, ne humbëm tre herë dhe nëse ata nuk konstatojnë ndryshimin tek ne, nuk shohin se ne me të vërtetë jemi të vendosur të shënojmë një ndryshi rrënjësor, ata kanë arsyet që të mos na besojnë përsëri.
Kështu që ne shenojmë një hap të madh dhe do vazhdojmë me hapa njëri pas tjetrit. Ne do bëjmë gjithçka që të pushtojmë mendjen dhe zemrat e atyre që akoma nuk kanë besim te ne. Ne do bëjmë gjithçka, që aspiratat e tyre, t’i shndërrojmë në programin tonë.
Sot, ky është një drejtim madhor i punës sonë, sepse PD në një zinxhir gabimesh të pafalshme, doli tërësisht jashtë pushtetit. Edi Rama deshi vetë t’i marrë të gjitha pushtetet në një dorë, por kjo nuk do të thotë se nuk e ndihmoi Partia Demokratike Edi Ramës, sepse bojkoti i zgjedhjeve lokale, në një kohë kur presidenti i republikës e shtyu datën e zgjedhjeve, ishte një shans për Partinë Demokratike që të tërhiqej nga vendimi i saj.
Në këto zgjedhje ne bëjmë një hap të madh drejt fitores së zgjedhjeve politike që do mbahen në momentin më të shpejtë të mundshëm. Por ne kemi probleme të tjera shumë të mëdha me Edi Ramën.
Edi Rama sot ndaj shqiptarëve ofron arrogancën e plotë. Për të nuk ka të mjerë, nuk ka të varfër. Ai siç thotë vet firmos pam pam pam e fap fap fap por të gjitha vetëm për xhepin e tij në mënyrë absolute. Të firmosësh 4 milionë euro një instalancion në oborrin e kryeministrisë me arka druri e vazo për të mbushur xhepat e tij e për të kënaqur sytë, atë e bën vetëm një njeri i verbuar që nuk di se ç’do të thotë dhimbje urie, ç’do të thotë dhimbje skamje, ai nuk di ç’do të thotë për një nënë ta çojë fëmijën në shkollë të paushqyer si duhet. Ai nuk di ç’do të thotë një familje si ajo në Mallkuç që jetonte prej katër vitesh në çadër dhe në kolibe në të cilat në kushte njerëzore kurrë njeriu nuk mund të jetonte.
Këto janë para xhepi, se merrni ju aferën e inceneratorëve, e djegësave, 420 milionë euro të dhëna një kompanie të Edi Ramës. Të gjitha të firmosura në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me qëndrimin e entit të prokurimeve publike e cila i shlkruante se kjo metodë është antiligjore dhe nuk mund të përdoret. 420 milionë euro, asnjë djegës nuk ekziston që ta dini ju.
Ka një fakt, Ka një postulat: Mafia e ka si pikë mjalti plehun. Plehu është terreni më i përshtatshëm për të shtrirë mafia tentakulat e veta. Edi Rama e dështoi këtë më mirë se kushdo tjetër. Një kompanie, të vetes sigurtisht, i dhanë çdo tender për plehrat. Sot edhe djegësi i Elbasanit, i cili u ndërtua me 12 milion nga 24 që u disbursuan, se 12 të tjerat u ndanë me Edi Ramës dhe minitrat, edhe ai është jashtë funksionit. Sepse u instalua një hedhurinë, u gjet diku dhe u morr u hodh në Elbasan. I Tiranës nuk ekziston, i Fierit nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vendosura në konto bankare për t’u fshehur. Të pensionistëve, të qytetarëve që s’kanë asnjë lidhje me to, në mënyrë që të fshihet vjedhja.
A do mund të vazhdojmë dot me këtë njeri? Nuk mund të vazhdojmë sepse çdo ditë që vazhdon, ai vjedh më shumë, çdo ditë që vazhdon ai më shumë abuzon, çdo ditë që vazhdon ai më shumë mashtron qytetarët.
Po e përdor energjinë si një shpatë Damokleu mbi shqiptarët, kur nuk kemi asnjë arsye pse të jemi në krizë energjitike. Në një kohë kur falë asaj strategjie të PD për energjinë, ndërtimit të HEC-eve të reja, sot prodhimi i energjisë prej tyre është mbi dyfishuar në raport me prodhimin e HEC-eve ekzistuese. Shqipëria prodhon 2 miliardë KË më shumë seç ka nevojë, prodhon 9 TË.
Edi Rama e ka kthyer në bixhoz, shet pasurinë tonë publike me çmimet që i leverdisin atij dhe grupit të tij për t’u pasuruar, dhe faturën e paguani ju, e paguajnë shqiptarët. Dje bëra publik një informacion. Furrave të bukës, furrave të kafshatës, ua ka rritur çmimin në datë 2 janaer 2022 nga 71 lekë në 225 lekë kilovati. Çfarë do bëjë furrxhiu? Vëreni veten në vendin e tij. Nuk ka diskutim që atë çmim do ia faturojë klientit. Dhe pasi deklaroi se furrat nuk do t’i përfshijë në fasho, përfshiu jo vetëm furrat por edhe fabrikat e mjellit që të rrisë edhe koston e prodhimit të mjellit. Ka përfshirë me dhjetra e dhjetra institucone kulti, kisha, xhami, teqe dhe çdo gjë.
Ndërkohë 200 milionë euro është detyrimi që kanë institucionet shtetërore ndaj OSSH-së. Ju i keni dhënë paratë për të paguar energjinë, taksat janë dhënë, por janë vjedhur dhe shpërdoruar nga zyrtarët.
Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. “Më lironi ose do flas” e çuan në shpi Bllakon, Bllako që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit sikur të ishte ai ndonjë shef ekzekutiv i ndonjë koorporate të madhe.
A do e tolerojmë ne këtë mënyrë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo nuk mund ta pranojmë , sepse është e tëra vjedhje. Pse Kosova 800 lekë më lirë dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë naftën? Ne nxjerrim 21 milion ton, ata duk nxjerrin asnjë ton. Kjo sepse Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve, për t’jua ulur kokën, për t’i vafëruar.
Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme. Unë jam sot këtu më shumë për t’ju dëgjuar ju, se dua që shqiptarët të dëgjonë zërin tuaj, që qytetari i cili nuk përfillet askund nga ana zyrtate të ketë këtë mikrofon si mikrofonin e tij ku të shprehur hapur për të gjitha problematikat, mendimet, opinionet, sugjerimet, kritikat që ai ka çdo gjë në këtë vend.