SPAK

Prej kohësh në Prokurorinë e Posacme ka nisur edhe procesi i vettingun ku në sitë do të kalojë të gjithë punonjësit e administratës. Deri më tani në filter kanë kaluar 98 punonjës që kryesisht bëjnë detyra të ndryshmë brenda prokurorisë special. Nga kontrolli që i është bërë në tri kritere vlersimi atë të pasurisë, integritetit të figurisë dhe aftësive profesionale kanë kaluar më sukses 56 punonjës.

Të dhenat tregojnë se 9 prej punonjësve i është ndërprere procesi i verifikimit të kushteve të sigurisë për shkak të daljes në pension apo dorheqjes vullnetare.

Ndërkohë rezulton se procesi i vettingut brenda ambjeteve të spak ka përjashtuar edhe 1 punonjësve të administratës e cila u gjet me shkelje. Ndërkohë në hetim vijojnë të jenë 42 punonjës të tjerë të cilët, konluzionet e së cilit do shikohen nga komisioni i vlersimit. Ky komision përbëhet nga një prokuror, një gjyqtar dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu