Ballina Kronike Arrestohet 31-vjeçari nga Shkodra. I shpallur në kërkim për prodhim e shitje...

Arrestohet 31-vjeçari nga Shkodra. I shpallur në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar nga Gjykata e Shkodrës për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapen dhe ndaluan shtetasin Dritan Sh., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Për 31-vjeçarin e kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli 2”, Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 22.04.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks