Ballina Politike Ndryshimet e drejtuesve politikë të PS-së në Shkodër? Tom Doshi vizitë në...

Ndryshimet e drejtuesve politikë të PS-së në Shkodër? Tom Doshi vizitë në kryeministri Edi Ramës.

Tom Doshi, partia e të cilit fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka kryer ditën e sotme një vizitë në kryeministri. Televizioni informativ report tv ka filmuar momentin kur ish-aleati i Ramës, po futet në kryeministri.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Doshit në kryeministri, ndërkohë që ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, pati një debat mes Edona Bilalit dhe këshilltarëve të PS-së, qark në të cilin ish-deputeti ka ndikim të rëndësishëm politik. Një ditë më parë kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama emëroi drejtuese poltike në Shkodër Elisa Spiropalin. Ndërsa Edona Bilali, bashkë me Pandeli Majkon u transferua për në qarkun e Kukësit. Këto ndryshime, Rama i quajti “pa peshë”, por në funksion të organizimit të partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks