Zyrat e Aleat në Shkodër, edhe këtë të hënën vijojnë të jenë jashtë shërbimi.

Pas njoftimit zyrtar se të premten nuk do të ofroheshin shërbimet e aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti, shumë qytetarë që kanë shkuar pranë këtyre pikave nuk kanë marrë shërbim, në këto qytete.

Shkak për paralizimin e shërbimit mbetet mungesa e sistemit. Në të njëjtën situatë janë edhe zyrat e gjendjes civile. 

Në lidhje me sitemin, mësohet se ka problem sistemi NCR i gjendjes civile. NCR është regjistri civil kombetar. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu