Një konflikt i çastit mes adoleshentëve prodhoi një ngjarje tragjike në Shkodër, ku viktimë mbeti 15 vjecari Emiljano Gjoni. Ngjarja e cila u regjistrua mbrëmjen e së martës në kryeqëndrën e veriut u pasua me arrestimin e autorit të dyshuar, disa orë pas ngjarjes. I pyetur në prani të psikologut nga policia vendore e Shkodrës, ai ka treguar se takimi ka qenë rastësor në lagjen “Skënderbeg”. Më tej ai është shprehur se e njeh viktimën me emër, por jo që ka pasur ndonjë kontakt më të. “E qellova me thikën e tij, pasi më goditi në sup, sapo nisém debatin” ka theksuar ai. Asnje sqarim tjetër nuk ka dhënë 15 vjecari i ndaluar tashmë nga policia, i cili pritet të rimerret në pyetje për të mësuar më shumë detaje mbi shkaqet e konfliktit që përfundoi në përdorimin e armës së ftohtë. Policia ndërkohë po heton nëse ai ka patur bashkëpunëtor në këtë ngjarje, pasi rezulton që edhe ai të ketë një të qarë me thikë në supin e majtë, çka sipas policisë dyshohet të ketë pasur përleshje. Për të zbuluar këtë rrethanë hetuesit kanë nisur me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.