Seanca ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, 2 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 është shtyrë.
Seanca ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit.
Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e njërit prej avokatëve të ekipit “Shqiponja.”
Në cilësinë e dëshmitarit u thirrur edhe ish-nëndrejtori i policisë Niko Palla (aktualisht i pezulluar nga detyra) dhe efektivja e Shqiponjave që mbeti e lënduar Xhensila Sota.
Seanca tjetër gjyqësore do të zhvillohet më 16 shtator në orën 09:30.