Ballina Kronike Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në...

Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit”, goditet një rast i dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet 1 shtetas, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 16 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti i marrë me qira.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi B. L., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Alijaj, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga Vendet e Treta (9 nga Afganistani, 5 nga Somalia, 2 nga Bangladeshi), që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks