Vllaznia e volejbollit të femrave është zyrtarisht gjysmëfinaliste e kampionatit kombëtar. Vajzat e drejtuara nga Nora Deda fituan edhe ndeshjen e dytë të fazës Play Off me ekipin e Barletit. Seti i parë ishte më i dyluftuari në “Qazim Dervishi”, ku miket pas epërsisë 24-21, arrijnë të barazohen nga vajzat shkodrane dhe ta fitojnë më pas këtë set 30-28. Kaq mjaftoi që fitorja të bëhej më e lehtë në dy setet e tjera 25-18 i dyti dhe 25-20 i treti dhe e gjithë ndeshja 3-0. Mes emocioneve, trajnerja Deda ka përgëzuar vajzat për lojën dhe shpirtin luftarak. Një objektiv i arritur edhe pse në një rrugëtim të mbushur me vështirësi.
“Nuk ishte nje fitore e veshtire, por veshtiresia qendronte ne faktin se ajo ishte e domosdoshme si per skuadren tone, ashtu edhe per skuadren tjeter. Kjo sfida e dyte nuk e pati nivelin e te pares ne Tirane, por e rendesishme ishte fitorja. Jam shume e kenaqur qe arritem objektivin sepse per mua personalisht ka qene nje pergjegjesi shume e madhe. Ishte nje pergjegjesi para djemve te “Vllaznia Diaspore” qe na kane mbeshtet, pergjegjesi para strukturave te Bashkise Shkoder qe na kane mbeshtetur ne menyre qe ekipi i Vllaznise te vazhdoje te ekzistoje. Ua premtuam vendin e katert dhe e arritem. Ishte nje pergjegjesi per te gjithe ata qe na ndihmuan ne kete sfide qe ne morem. Jam e lumtur qe kjo pune nuk deshtoi, jam e lumtur qe realizova objektivin sepse ka qene nje pergjegjesi shume e madhe per mua”.
Në gjysmëfinale Vllaznia do të ndeshjet me ekipin e Skënderbeut.