Pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, Edi Rama pritet të bëjë të tjera ndryshime, këtë herë brenda radhëve të socialistëve dhe organizimit të brendshëm politik. Me shumë gjasa në shtator, pas rikthimit nga pushimet e verës, ai do të njoftojë edhe lëvizjet politike në 12 qarqet e vendit, duke ndezur kështu edhe motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-es. Burime për newspower.al bëjnë me dije se këto ndryshime lidhen me një sërë faktorësh, nga angazhimet e reja politike për disa prej figurave të PS, e deri tek energjitë e reja dhe pakënaqësitë që kanë shoqëruar punën e deritanishme në qarqe të caktuara. Shkodra do të jetë një prej atyre qarqeve ku ndryshimet do të jenë të pashmangshme, pas angazhimit të ri politik që Edi Rama i dha Elisa Spiropalit si kryetare kuvendi. Pritet që drejtuesja aktuale politike të zëvëndësohet me një tjetër emër të fortë nga radhët e socialistëve dhe burimet për newspower.al thonë se kandidaturat më të forta janë ai i ministres së infrastrukturës dhe energjisë Belinda Ballukut, ministri i drejtësisë Ulsi Manja dhe ministri i shtetit për marrëdheniet me parlamentin Taulant Balla. Ky i fundit është një prej emrave të lakuar fuqishëm pas Ballukut dhe duket se lidhet me ndikimin që ka në bazë, por edhe marrëdhëniet me aleatët politik. Gjithsesi nuk përjashtohen edhe surprizat, e ku Edi Rama është një prej njerëzve që i ka të zakonta ato, pasi thuajse në cdo ndryshim qeveritar dhe jo vetëm, ai preferon t’ua komunikojë direkt të besuarve të tij, pa i lajmëruar më parë. Të njëjtat burime shtojnë se Rama ka përjashtuar në qarqe të ngushta mundësinë e emërimit të kryebashkiakëve në drejtimin politik, pas përvojës me Tiranën. / newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu