Ballina Kronike Vjedhje me dhunë, arrestohet 38 vjeçari në Grudë të Re / Një...

Vjedhje me dhunë, arrestohet 38 vjeçari në Grudë të Re / Një 24 vjeçar kapet me thikë dhe radio marrëse, sekuestrohen nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin E. B.(D)., 38 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se më datë 23.03.2026, ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit R. Y., 68 vjeç, në qytetin e Koplikut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një armë të ftohtë thikë dhe një radio marrëse. Thika dhe radioja u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në Landfillin në fshatin Shkjezë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr.

Vau i Dejës/Më datë 19.04.2026, në fshatin Nënshat, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur disa shkurre në trasenë e hekurudhës “Lezhë-Shkodër” dhe disa hardhi në vreshtin e shtetasit N. N., 69 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks