Ballina Kronike Vendosnin baste sportive online, arrestohen 3 shtetas në Shkodër

Vendosnin baste sportive online, arrestohen 3 shtetas në Shkodër

Shkodër/Kontrolle të befasishme në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtaria e kundraligjshme e lojërave të fatit

Arrestohen 3 shtetas, pasi u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në Shkodër, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasit V. Gj., 28 vjeç, D. D., 38 vjeç, V. K., 44 vjeç, të tre banues në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks