Ballina Kronike Vdekja e punëtorit në Shëngjin/ Arrestohet administratori i firmës dhe një punonjës,...

Vdekja e punëtorit në Shëngjin/ Arrestohet administratori i firmës dhe një punonjës, në kërkim drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-Martin Kovaci 47 vjeç, banues në Lezhë, administrator i firmës për ndërtimin e pallatit;

-Eduard Frroku 47 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, punonjës i firmës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

-Edmond Marku, 34 vjeç, banues në Lezhë, drejtues teknik i firmës së ndërtimit.

Arrestimi i 2 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit u bënë pasi ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, me administrator shtetasin M. K., shtetasi P. Gj., 50 vjeç, duke punuar, humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks