Ballina Sport Vllaznia në krizë, e mund Laçi dhe e fundos në fund të...

Vllaznia në krizë, e mund Laçi dhe e fundos në fund të tabelës së klasifikimit

Screenshot

Laçi ka mposhtur Vllazninë në derbin e veriut, në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt të “Abissnet Superiore”. Dueli i zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 2-0.

Pasi 45 minutat e para u mbyllën me rrjetat e paprekura, fraksioni i dytë nisi “furishëm” për kurbinasit të cilët gjetën golin e avantazhit përmes Orgi Cenës në minutën e 50-të. Në të 74-tën, Vllaznia mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mesfushorit Adrian Mehmetit, duke ndërlikuar gjithçka për shkodranët.

Menjëherë pasi ndeshja rinis pas ndërprerjes disa minutëshe, Laçi “godet” sërish rivalin me Traoren. Sulmuesi gjendet saktë në zonë dhe ndëshkon kuqeblutë në minutën e 89-tën.

Duhet thënë se ndeshja u ndërpre për disa minuta, kjo edhe për shkak të hedhjes së një sendi në fushën e lojës, çfarë solli dhe largimin e tifozëve në një pjesë të tribunës. Kështu, Laçi rikthehet te fitorja duke shkuar në kuotën e 7 pikëve në vendin e katërt në klasifikim. Vllaznia në anën tjetër qëndron në “ujëra të turbullt” duke mbetur e dyta nga fundi me vetëm 2 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks