Përcillet për në banesën e fundit efektivi i policisë se forcave “Shqiponja ” 28 vjeçari Novruz Cenalia.
Në hollin e Teatrit Bylis në Fier u vendos arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku janë kryher homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritete duke i dhënë lamtumirën e fundit.
Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mernica i cili pas kryerjes se kësaj vrasje është në arrati. Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.
Mësohet se viktima kishte vetëm që muaj që ishte martuar dhe çifti ende priste urimet nga të afërmit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryetari i bashkisë Fier kanë bërë homazhe pranë arkmortit të policit të vrarë.
Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të shqiponjave Novruz Cenalia: Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në DVP Fier Novruz Cenalia, i cili u vra para dy ditësh me armë zjarri nga një shtetas, i cili është shpallur në kërkim.
Në homazhet që u mbajtën në Teatrin “Bylis” në Fier, ministri Balla u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të punonjësit të policisë e gjithashtu edhe kolegëve e eprorëve të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social faceboom ministri Balla shkruan se “kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.”
“Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit,” – shprehet Ministri Balla.
Më herët ai ka theksuar shprehur se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për arrestimin e autorit ndërkohë që i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit për dorëzimin.