Teksa prej 23 dhjetorit ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te apelit qe e riktheu në burg, ky i  fundit i është drejtuar gjykatës së Lartë me rekurs.

Frrokaj i kërkon gjykatës se lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga gjykata e posacme e apelit deri në shqyrtimin e rekursit në gjykatën e Lartë. Ish zyrtari i lartë i duhet të vuajë 2.8 vite burg për shpërdorim detyre.

Shkalla e parë e GJKKO e ka dënuar me 1.4 vite burg por apeli ia dyfishoi. Policia pasi ka marrë në dorë udhërin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka  gjetur në banesë. Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkollë bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona. Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërisëh në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu