Kjo verë duket se kanë mjaft e mirë për turizmin në Shkodër. Kjo pasi turistë nga e gjithë bota u tërhoqën nga bukuritë natyrore, pasuritë kulturore dhe aktivitetet e zhvilluara atje.
Të shumtë ishin turistët këtë verë, megjithatë spikatën ato kinezë.
Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj, në një lidhje për Ditë e Re, në RTV Ora u shpreh se numri i lartë i turistëve këtë verë në Shkodër ishte dhe për shkak të përmirësimit të paketave turistike.
Arjon Muça: Unë kam pasur mundësi ta eksploroj Shkodrën këtë verë dhe kam parë turistë nga e gjithë bota. Por pyetja lidhet me disa tipologji turistësh:
A nuk je çuditur dhe ti si shkodran kur shihje kinezë në Shkodër?
Bepin Kolvataj: Apsolutisht jo. Madje dëshiroj të ketë turistë nga e gjithë bota.
Ajo që vlen më shumë nga kjo tipologji turistët është se kinezët nuk vijnë për të parë bregdetin e Shkodrës apo atë që ofron turizmi veror, por vijnë për turizmin historik.
Ata ndalojnë qoftë në muzetë e Shkodrës, në zonat arkeologjike dhe Alpet e Shqipërisë.