Ballina Ekonomi Tronditet tregu, bordi shtrenjton naftën dhe benzinën 

Tronditet tregu, bordi shtrenjton naftën dhe benzinën 

Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës. Mësohet se një litër naftë me pakicë do të shitet me 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.

Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.

Rritja e çmimit të karburanteve vjen në një kohë ku në tregjet globale ka pasur një tronditje për shkak të vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit.

Tashmë çmimi i naftës po i afrohet sërish niveleve maksimale prej 260 lekë për litër që arritën në vend në mars.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks