Vllaznia triumfon 1-3 ndaj Teutës, në ndeshjen e Superiores, të luajtur në “ Niko Dovana”. Goli shumë i shpejt i shkodranëve me anë të Malës shtoi ndjeshëm ritimin e lojës që në minutat e para.

Durrsakët përpiqen te reagojnë dhe në minutën e 12-të Beshiraj nuk shfrytëzon si duhet një top të dhënë nga Torraj. Në të 22-tën, ekipi i Brdaric fiton penallti pas një kontakti Dodaj-Tafas. Nga pika e bardhë nuk fal Balaj, i cili dërgon topin pas shpinës së portierit.

Me epërsinë e dy golave mbyllet pjesa e parë. Në fillimin e fraksionit të dytë, Vllaznia thelloi shifrat me një gol mjaft të bukur të Dodaj.

Beshiraj shkurtoi diferencat me një goditje tokazi, duke ndezur shpresën vendase, por vetëm përkohësisht, pasi fati i takimit nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë rezultat, Vllaznia renditet në vendin e dytë me 40 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Bylis. Teuta e vendit të 8-të ka 23 pikë dhe do të sfidojë Dinamon. 3 ndeshjet e tjera të kësaj jave luhen të shtunën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu