Vllaznia e Tomas Brdariç ka arritur një fitore spektakolare me rezultat 0-4 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së 21-të të Superiores. Bomberi Bekim Balaj ishte protagonist absolut, duke realizuar një tripletë, ndërsa golin tjetër e shënoi Mala. Ky sukses e ngjit Vllazninë në kuotën e 37 pikëve, njësoj si Partizani, i cili mban vendin e parë. Skënderbeu, me 16 pikë dhe një golavarazh të dobët prej –14, mbetet në fund të tabelës. Në ndeshjen e ardhshme, Skënderbeu do të presë Teutën, ndërsa Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj Egnatias.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu