Ballina Aktualitet Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin...

Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin importuar nga Shqipëria

Kroacia ka asgjësuar një sasi me speca të kuq me pesticide, që vinin nga Shqipëria. Lajmin e ka konfirmuar sistemi europian RASFF, sipas të cilit prodhimi shqiptar rezultoi me lëndën aktive proquinazid.

Ndërkohë për këtë substancë niveli i lejuar i pranisë së speca është zero. Mësohet gjithashtu se vendimi për groposjen e specave të kuq me origjinë nga Shqipëria u mor pas rezultateve të analizave.

Ky nuk është rasti i parë kur Kroacia bllokon ngarkesa me speca të kuq me pesticide nga Shqipëria. Vitin e kaluar, u shënua një tjetër rast kur produktet e mbërritura nga Shqipëria, u bllokuan në Kroaci.

Po ashtu, vitin e kaluar edhe Sllovenia ktheu një ngarkesë me speca të kuq që kishin shkuar nga Shqipëria, me pretendimin për përbajtjen e lartë të pesticideve. Gjatë gjithë vitit të kaluar, 8 ngarkesa me speca të importuara nga Shqipëria u identifikuan në shtetet e huaja me prezencë mbi normë të pesticideve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks