Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë – Milot.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për tre të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, pa rrezik për jetën.
Në aksident janë përfshirë tre automjete , ku njëri prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës, një automjet tjetër tip Benz në një pikë karburanti, ndërsa makina e fundit mbeti në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin.
Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një manovër e gabuar e një prej drejtuesve të automjeteve.