Ballina Kronike Transportonte 11 emigrantë drejt Shkodrës për t’i kaluar në Mal të Zi,...

Transportonte 11 emigrantë drejt Shkodrës për t’i kaluar në Mal të Zi, arrestohet 27-vjeçari! Në kërkim dy bashkëpunëtorët

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Korçës, pasi u kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim si të dyshuar për përfshirje në të njëjtën skemë.

Arrestimi u bë gjatë operacionit të koduar “Borders”, të zhvilluar nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT i DVKM Korçë. Sipas policisë, në pranga ra 27 vjeçari me inicialet J. S.,, banues në Tepelenë, i cili u ndalua në fshatin Drenovë teksa transportonte me automjet 11 shtetas të huaj, 10 nga Bangladeshi dhe një nga Pakistani.

Emigrantët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës dhe synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Malit të Zi. Dyshohet se transporti kryhej kundrejt pagesës.

Në kërkim janë shpallur edhe 31 vjeçari me inicialet F. S., banues në Fier, dhe 58 vjeçari me inicialet G. H.,, banues në Lushnjë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin në organizimin e transportimit të emigrantëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti i përdorur për transportin e emigrantëve dhe një telefon celular, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.

Njoftimi i plotë i Policisë

“DVKM Korçë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni i koduar “Borders”. Arrestohet një 27-vjeçar, punohet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tij. 27-vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Drenovë, duke transportuar me automjet, drejt Shkodrës, 11 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 celular. Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT i DVKM Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Borders”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi J. S., 27 vjeç, banues në Tepelenë, dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. S., 31 vjeç, banues në Fier dhe G. H., 58 vjeç, banues në Lushnjë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin për të ndihmuar emigrantë nga Vendet e Treta që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës.

Shtetasi J. S. u kap nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në fshatin Drenovë, Korçë, duke transportuar me automjet drejt Shkodrës, 11 shtetas të huaj (10 nga Bangladeshi, 1 nga Pakistani), të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga Kapshtica, dhe synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.”

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks