Ballina Kronike Thellohet drama e 11-vjeçares/ Arrestohen 6 persona të tjerë në Kosovë, dyshohen...

Thellohet drama e 11-vjeçares/ Arrestohen 6 persona të tjerë në Kosovë, dyshohen se tentuan ta trafikonin në qershor

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer veprat penale të trafikimit dhe dhunimit të 11-vjeçares, që në javën e fundit të gushtit dyshohet të jetë dhunuar nga pesë persona në Prishtinë.

Siç kanë bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, pas sigurimit të ekzaminimeve dhe analizimit të provave dhe intervistimit të dëshmitarëve, të premten ka arrestuar gjashtë personat e dyshuar. Ata janë dërguar në mbajtje prej 48-orësh raport newspower.al

Të gjashtë personat e dyshuar, të moshës madhore, dyshohen për tri vepra penale në qershor, në periudhën kur e mitura ishte raportuar si person i zhdukur.

“Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi” janë veprat për të cilat ata dyshohen.

“Sigurojmë opinionin publik se për të dy çështjet penale ku e përfshirë është viktima e mitur, prokuroria në koordinim me institucionet e tjera relevante ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje”, thuhet në njoftim të Prokurorisë dhe Policisë.

11-vjeçarja në Prishtinë dyshohet se javën e shkuar u dhunua seksualisht për 7 orë nga pesë persona në lagjen “Arbëria”. Të pestit janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit, shkruan media kosovare.

Për rastin ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i policisë, ndërsa janë shkarkuar edhe zyrtarë policorë në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks