Ballina Kronike Tentoi të korruptojë policët, procedohet penalisht drejtuesi i kamionit në Shkodër

Tentoi të korruptojë policët, procedohet penalisht drejtuesi i kamionit në Shkodër

Një shtetas është proceduar penalisht në Shkodër për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë para punonjësve të Policisë Rrugore.

Ngjarja ka ndodhur në “Sheshin Balshaj”, ku shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar për kontroll një kamion të ngarkuar me inerte. Mjeti po qarkullonte pa mbulesë në karroceri, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për transportin e inerteve.

Sipas Policisë, në momentin që drejtuesi i mjetit u ka dorëzuar efektivëve dokumentet e kamionit, brenda tyre është konstatuar një kartëmonedhë me vlerë 5 mijë lekë të rinj.

Për këtë rast, drejtuesi i mjetit është proceduar penalisht për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks