Ballina Aktualitet Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e...

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës (EMRI)

Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Seladin Bytyqi, 68 vjeç, nga Kosova. 68-vjeçari dyshohet se ka pësuar një infarkt pas kontaktit me ujin. Menjëherë, pushues të tjerë dhe shërbimi i urgjencës së Velipojës i kanë dhënë ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur që 68-vjeçari të mbijetojë. Pas kësaj ngjarjeje vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të vdekjes. Për këtë sezon veror, Seladin Bytyqi është viktima e parë në plazhin e Velipojës, pasi deri më tani nuk ka pasur raste të tjera me humbje jete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks