Ballina Kronike Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari/ I riu i nënshtrohet...

Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari/ I riu i nënshtrohet operacionit, vëllai i tij: S’e di si ka ndodhur

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorm të Kurbinit. Policia ka dhënë detaje nga ngjarja ku mbeti i plagosur 22-vjeçari, Veron Pasha. Sipas policisë 22-vjeçari ka shkuar i plagosur në spital me plagë në këmbë. I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2026, rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi Veron Pasha, 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks