Rreth 51 milionë italianë do të votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re pas dorëheqjes së Kryeministrit Mario Draghi më 14 korrik 2022.
Janë votimet e para që kryhen pas një reforme të rëndësishme kushtetuese që ka reduktuar numrin e parlamentarëve si dhe ka ulur moshën e zgjedhësve me të drejtë vote për Senatin Italian.
Prej orës 7.00 të mëngjesit e deri më orën 23.00 të mbrëmjes do të votohet në 61 566 qendra votimi ku janë impenjuar mbi 180 mijë persona, anëtarë komisioni, që do të kontrollojnë operacionin e votës si dhe numërimin e saj pas mbylljes.
Ndër rreth 51 milionë votues, 4.741.790 janë italianë në diasporë, 2.6 milionë prej të cilëve në Europë e të tjerë në Amerikën jugore, Amerikën Veriore, Afrikë, Azi, Oqeani e rreth 250 mijë në Antarktidë.
Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve 51,74% e votuesve janë femra e 48.26% meshkuj.
Janë zgjedhjet e para që kryhen pas Reformës Kushtetues e cila ka vendosur dy risi mjaft të rëndësishme; e para shkurtimin e numrit të deputetëve e senatorëve si dhe ka hequr detyrimin e moshës 25 vjeçare për të votuar për Senatin italianë.
Janë 2.6 milionë të rinj që votojnë sot për herë të parë pas ndryshimit të ligjit kushttues i cili më parë lejonte që të rinjtë 18 vjecarë të votonin vetëm për dhomën e deputetëve ndërsa për dhomën e senatit duhej të mbushje moshën 25 vjec.
Reforma kushtetuese ka vendosur që si për dhomën e deputetëve ashtu dhe për Senatit, me të drejtë vote janë të gjithë ata që kanë mbushur moshën 18 vjecë.
Për herë të parë votohet dhe për një numër më të reduktuar deputetësh e senatorës.
Ligji i ri kushtetues ka ulur nga 630 në 400 numrin e deputetëve e nga 310 në 200 numrin e senatorëve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për dhomën e deputetëve kandidojnë 1310 kandidatë në kolegjet uni nominalë, 2788 për kolegjet shumë nominalë e 95 për italianët në diasporë. Ndërsa për dhomën e senatit janë 693 kandidatë për kolegjet uninominalë, 1418 për kolegjet shumënominalë e 41 janë kandidatë nga italianët e diasporës.
Italianët votojnë për forca politike e parti të bashkuara në këto koalicone; qëndra e djathtë e përbërë nga Partitë: Lidhja, Forza Italia, Fratelli D’Italia e Noi Moderati, qëndra e majtë e formuar nga partia Demorkatike, +Europa, Imepnjo Civile, Jeshilët -E majta italiane, Partia Azione e Italia Viva, Lëvizja 5 Yje, ItalExit, Bashkimi Popullor etj.
Një tjetër risi e këtyre votimeve është sepse skeda elektorale përmban kuponin kundër manipulimit të votës. Para dorëzimit të skedës së plotësuar në dhomën e fshehtë e të palosur, Kryetari i komisionit pret pjesën fundore të saj ku shkruhet emri i votuesit e më pas votuesi përfundon operacionin e votimit me futjen e skedës në kutinë e votimit.
Në Kryeqytetin italian Romë do të votojnë sot kandidatja kryesore sipas sondazheve për të qenë kryeministrja e ardhshme e Italisë, liderja e Fratelli D’Italia Giorgia Meloni, KM i dorëhequr Mario Draghi, lideri i Partisë Demokratike Enrico Letta, Carlo Calenda i Azione, Ema Bonino e +Europa.
Po në Romë do të votoj dhe lideri i Lëvizjes 5 Yje Giuseppe Conte, ndërsa ministri i jashtëm i qeverisë në dorëheqje Luigi Di Maio me partinë e tij të re Impenjo Civile, do të votoj në Napoli.
Presidenti i Republikës Sergio Mattarella do të votoj në Palermo në Sicili, lideri i Forza Italia Silvio Berlusconi në Milano, e po në Milano do të votoj dhe kreu i Partisë Lidhja Matteo Salvini.