Sot bëhen 21 vite nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit mbi Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork.

2,977 persona humbën jetën nga përplasja e avionëve në dy qendrat tregtare, sulmi më i rëndë terrorist në tokën amerikane, i marrë përsipër nga Al-Kaeda.

Tragjedia është kujtuar sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Stafi ka mbajtur një moment heshtje ndërsa flamuri amerikan është ulur në gjysmështizë.

“Kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001. Anëtarët e komunitetit të ambasadës së SHBA u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën gjatë ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit, 2001. I Ngarkuari me Punë Demian Smith shenjoi 21 vjetorin me një moment heshtjeje dhe u tha pjesëmarrësve se sado kohë të kalojë nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat dhe heronjtë e 11 shtatorit”, njofton Ambasada e SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu