Në komisionin e sigurisë, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj kërkoi një rritje të fondit sekret për oficerët operative por drejtori i policisë tha se për momentin nuk është e nevojshme. Ai shprehu shqetësimin për mungesa të theksuara të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në policinë kriminale, mungesa të cilat plotësohen me hapjen e Akademisë së policisë.

Proda: Rritja e fondit secret është e rritur dhe me aftësitë profesionale të oficerëve. Këtë vit është bërë një risi hapja e akademisë së policisë nga sistemi I maturës shtetërore që do të japë rezultat pas 3 viteve. Pasi ka qenë I mbyllur kualifikimi I oficerëve. Është rikthyer akademia e dikurshme. Me rritjen e nivelit të oficerëve do të ketë kërkesë për rritje të fondit secret. Flasim për mungesa të theksuara të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në policinë kriminale. Kjo është e vërtetë dhe unë nuk mund të vij si struci e të fshihem e ta them që situata është rozë. Situata është problematike, prandaj ministria e ka adresuar duke rihapur akademinë për të përfituar oficerë me aftësi profesinale në këtë fushë. Të thuash do të rris fondin secret me njerëz që nuk e kanë idenë e punës operative është e pamundur. E kërkon fondin e nuk e shpenzon më pas shkurtohet.

Pranon se situata problematike është jo vetëm në Shkodër por dhe në disa qytete të tjera prandaj është shtuar me 500 kuota numri i punonjësve të policisë. Një pjesë e tyre janë vendosur në Gjadër, ndërsa pjesa tjetër do të vendoset në qytete sipas nevojave.

Sa I takon ngjarjeve kriminale ka një shqetësim. Sidomos ngjarja e fundit e Shkodrës. Nuk diskutohet që ne kemi qëndruar. Grupi i posacëm pavarësisht se për dikë duket sikur nuk po punon por me garanci ju them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezulate konkrete. Ngjarja ishte e rëndë. Sikur të kisha shkopin magjik të kthehesha kohën pas do ta kishim vënë dorën në zemër për të mos ndodhur. Ka ndodhur është fakt dhe duhet të përballemi. Situatë problematike kemi jo vetëm në Shkodër por në disa qytete. Me vendim të KM ne na janë shtuar 500 kuota të reja punonjës policie që do I shpërndajmë sipas nevojave. Një pjesë të shtesave i kemi akorduar tek kampi i Gjadrit për të menaxhuar dhe problematikën me emigrantët aty e pjesën tjetër sipas nevojave. Në varësi të situatës operative të cdo qarku do alokojmë forcat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu