Duke qenë se Shqipëria është shumë e varur nga reshjet vjetore për prodhimin e energjisë prej hidrocentraleve, ky vulnerabilitet nga ndryshimet e motit krijon luhatje të dukshme në prodhimin vendas të energjisë, i cili nuk ka mundur të plotësojë kërkesën. Për këtë arsye, së shpejti pritet të zhvillohet një skemë e ruajtjes me pompa që transferon ujë midis rezervuarëve të Fierzës dhe Komanit, duke ruajtur energjinë gjatë kërkesës së ulët dhe duke prodhuar energji elektrike gjatë periudhave me kërkesë të lartë.

Në kuadër të projektit “Pump Storage Plant”, KESH ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe delegacionin e Bashkimit Evropian, mbi zhvillimin e këtij impianti për shfrytëzimin e fuqisë së hidrocentraleve të Fierzës dhe Komanit, me qëllim rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme të Shqipërisë, ruajtjen e energjisë dhe përmirësimin e sigurisë energjetike rajonale.

Investimi konsiston në përdorimin e kapacitetit të instaluar tashmë 500 MW në HEC-in e Fierzës dhe 600 MW të kapacitetit të instaluar në HEC-in e Komanit për të zbatuar skemën e ruajtjes me pompa. Kjo skemë përfshin përdorimin e tuneleve për të pompuar ujin midis liqeneve të Fierzës dhe Komanit. Në një skemë ruajtjeje me pompa, kur çmimet e energjisë elektrike janë më të ulëta, uji pompohet nga liqeni i poshtëm (Komani) në liqenin e sipërm (Fierzë), dhe kur çmimet janë më të larta, kjo skemë prodhon energji elektrike duke pompuar ujin nga liqeni i sipërm (Fierzë) deri te liqeni i poshtëm (Komani). Një model i tillë po zbatohet edhe nga Shtatkrafti në projektin e hidrocentralit të Devollit.

Gjatë 9-mujorit të këtij viti, prodhimi i tre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit arriti në 2 milionë e 304 mijë MWh./scan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu