Qeveria ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës. Lajmi u bë me dije nga ministrja Delina Ibrahimaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
“Deri në përfundim të nevojës tonë, do të jetë në fuqi bordi i transparencës. Qëllimi i ringritjes së bordit është më së shumti që të aktivizohet ulja e akcizës”, tha Ibrahimaj.






