Ballina Aktualitet Skemë e re mashtrimi online me gjoba të rreme / Policia thirrje...

Skemë e re mashtrimi online me gjoba të rreme / Policia thirrje qytetarëve: Shmangi linket e dyshimta dhe mos jepni të dhëna bankare në faqe të pa verifikuara

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë të re mashtrimi online që po qarkullon në vend, duke rrezikuar sigurinë financiare të qytetarëve. Sipas njoftimit zyrtar, autorë ende të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të institucionit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. Këto faqe shpërndahen kryesisht përmes mesazheve SMS dhe adresave të maskuara të email-it, duke u paraqitur si njoftime zyrtare për pagesën e gjobave të qarkullimit rrugor, veçanërisht për tejkalim shpejtësie. Policia thekson se këto mesazhe nuk janë dërguar nga asnjë institucion shtetëror. Autorët e kësaj skeme përdorin metoda të sofistikuara për të mashtruar qytetarët, duke i orientuar drejt faqeve të rreme ku u kërkohet të vendosin të dhënat e tyre bankare. Qëllimi final është vjedhja e këtyre të dhënave dhe përvetësimi i fondeve nga llogaritë bankare. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos klikojnë në linke të dyshimta dhe të mos japin asnjëherë të dhëna bankare në faqe të pa verifikuara. Gjithashtu, rekomandohet që çdo gjobë të verifikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare. Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat e tyre në portalin zyrtar e-Albania. Ndërkohë, në rast se dikush ka vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta, duhet të kontaktojë menjëherë bankën për të bllokuar kartën ose llogarinë dhe të denoncojë rastin pranë Policisë së Shtetit. Strukturat ligjzbatuese janë aktualisht duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të kësaj skeme mashtruese.

Njoftimi policise:

Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Sqarojmë se këto mesazhe NUK janë dërguar nga institucionet shtetërore.

Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare.

Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve.

Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:

* Mos klikoni në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera.

* Mos vendosni asnjëherë të dhënat tuaja bankare në faqe të pa verifikuara.

* Verifikoni çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare.

Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat në portalin zyrtar e-Albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=879

Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta:

* Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse si dhe denonconi rastet pranë Policisë së Shtetit.

Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks