Velipoja, një nga destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, ndodhet një pjesë te saj prej 20 minutash pa energji elektrike, duke shkaktuar shqetësim te pushuesit dhe bizneset në kulmin e sezonit turistik.
Ndërprerja e energjisë ka ndikuar në funksionimin e hoteleve, restoranteve, bareve dhe shërbimeve të tjera, ndërsa qindra pushues presin rikthimin e furnizimit.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e ndërprerjes apo se kur do të rikthehet energjia elektrike. Situata ngre pikëpyetje serioze mbi garantimin e shërbimeve bazë në një nga zonat turistike më të rëndësishme të vendit.






