Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër do të nisë kontrolle intensive në marketa, tregje, restorante dhe çdo subjekt tjetër gjatë sezonit të dimrit për sa i përket sigurisë ushqimore. Drejtori i AKU në Shkodër Ramir Haderi paralajmëroi subjektet që të respektojnë ligjin si dhe i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuziv.
AKU do ketë edhe një marrëveshje ndërinstitucionale në ushtrimin e kontrolleve ku bëjnë pjesë edhe forcat e policies.

Ndërkohë gjatë këtij viti Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka ushtruar 160 kontrolle ndërsa janë konstatuar disa shkelje për të cilat janë vendosur masat përkatëse.

Në prag të festave të fundvitit të cilat po afrohen gjithnjë e më shumë fluksi i vizitorëve vendas por edhe i turistëve si shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit shtohet ndjeshëm në Shkodër ndaj edhe AKU do të ketë më shumë kontrolle në mënyrë që të mos ketë probleme me sigurinë ushqimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu