Nga Shkodra, ku u kremtua mesha e shenjtë nga i deleguari i atit të shenjtë, eminenca kardinal Marcello Semeraro, u shpallën të lumë dy martirët e Kishës Katolike shqiptare, dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj (Paliq). Dekreti i firmosur nga Papa Françesku, e çon në 40 numrin e martirëve shqiptarë, që dhanë jetën për fe dhe atdhe. Kjo ngjarje e shënuar, bëri bashkë në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, besimtarë dhe klerikë nga të gjitha trojet shqipfolëse, Ballkani dhe Europa.
Massafra e cilësoi këtë moment, si një tjetër ngjarje të rëndësishme për kombin tonë, ndërsa një lutje e drejtoi edhe për vendet ku sot paqja është trazuar nga lufta.
Kardinali shqiptar, eminenca e tij Ernest Simoni dhe arqipeshkëvi i Kosovës monsinjor Dode Gjergji e vlerësojnë këtë moment, si një mesazh tjetër që Papa Francesku dëshmon ndaj shqiptarëve.
Dom Gjon Gazulli është kleriku shqiptar që u dënua me varje nga Ahmet Zogu, ndëra at Luigji Paliq prifti nga Kosova, i vrarë nga ushtria malazeze pasi nuk pranoi të konvertohej në besimin ortodoks.