Ballina Sport Shkolla “Shaban Banushi” e Bashkisë Vau Dejës kampione e Shqipërisë në basketboll...

Shkolla “Shaban Banushi” e Bashkisë Vau Dejës kampione e Shqipërisë në basketboll për djem, vajzat shpallen nënkampione

Një sukses i rëndësishëm sportiv është shënuar nga shkolla 9-vjeçare “Shaban Banushi” në Melgushë, Njësia Administrative Bushat, në kuadër të projektit kombëtar “Ekipet Sportive në Shkolla” për vitin shkollor 2025–2026.

Ekipi i basketbollit të djemve të kësaj shkolle është shpallur Kampion i Shqipërisë, ndërsa ekipi i vajzave ka arritur të renditet Nënkampion i Shqipërisë, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën, komunitetin dhe Bashkinë Vau Dejës në nivel kombëtar. Ky rezultat vjen si fryt i përkushtimit të nxënësve, punës së trajnerëve dhe mësuesve, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të familjeve dhe institucioneve arsimore. Suksesi i dy ekipeve dëshmon potencialin dhe talentin e të rinjve në sport, si dhe rëndësinë e investimit në aktivitetet sportive shkollore. Edhe  Bashkia Vau Dejës ka vlerësuar këtë arritje të jashtëzakonshme, ku shkruan:

Një tjetër sukses që na bën krenarë!

Në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, ekipi i basketbollit në shkollën “Shaban Banushi”, Melgushë, Njësia Bushat , Bashkisë Vau Dejës është shpallur Kampion i Shqipërisë për djem dhe Nënkampion i Shqipërisë për vajza për vitin shkollor 2025–2026

Bashkia Vau Dejës vlerëson këtë arritje të rëndësishme sportive dhe shpreh mirënjohje për lojtarët, trajnerët, mësuesit dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses, duke e kthyer sportin në një model frymëzimi për të rinjtë tanë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks