Ballina Politike Shkodra përfaqësohet me 11 anëtarë në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike

Shkodra përfaqësohet me 11 anëtarë në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike

Pas përfundimit të procesit të votimit për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Shkodër do të përfaqësohet nga 11 anëtarë të zgjedhur, të cilët do të jenë zëri i demokratëve shkodranë në forumet më të larta vendimmarrëse të partisë.

Të zgjedhurit janë:

  • Arvit Bushati
  • Eljona Shkreli
  • Emilja Koliqi
  • Endirë Bushati
  • Fatjoni Mani
  • Gjenarini Kapcari
  • Imelda Kraja
  • Ledina Mandija
  • Lorenc Luka
  • Pjerin Kodracaj
  • Tedi Kopliku

Përfaqësuesit e rinj vijnë me mbështetjen dhe besimin e demokratëve të Shkodrës, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të përçuar zërin dhe interesat e tyre në strukturat më të larta të Partisë Demokratike. Kreu i PD Shkodër Ardit Çylybyli në reagimin e tij shprehet se: Me këtë përfaqësim, Shkodra konfirmon edhe një herë rolin e saj si një nga bastionet më të rëndësishme të së djathtës shqiptare, e angazhuar në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, lirisë dhe dinjitetit.

Urime të gjithë të zgjedhurve për besimin e marrë dhe suksese në detyrën e tyre të re! Shkodra demokratike mbetet e vendosur të jetë në ballë të ndryshimit dhe zhvillimit politik në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks