Ishte viti 1981 kur fotografi francez Michel Setboun vizitoi për herë të parë Shqipërinë.

Gjatë kësaj vizite janë shkrepjet e serisë ‘Shqipëria në vitin 1981′, në të cilën nuk gjejmë asnjë imazh që tregon realitetin e burgjeve, kampeve të internimit, shkatërrimin e objekteve të kultit apo skamjen ku jetonin shqiptarët.

Në vitin 2022, fotografi Setboun u rikthye në Shkodër, këtë herë me ekspozitën personale  “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur” kuruar  nga drejtori i muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni.

Ardhja e Setboun-it në ‘90-tën ishte e ndryshme prej kohës kur vinte i kamufluar si turist në një vend të izoluar.

Ishin pikërisht shkrepjet e Setboun-it ato që fiksuan ikjen e madhe të shqiptarëve në Evropë më 2 korrik 1990,  të paraqitura në serinë “Exodus”,  zgjedhjet e para pluraliste në serinë “Fillimet e demokracisë” dhe ngjarjet e ndodhura pas demonstratës antikomuniste të 2 prillit 1991, në Shkodër, në serinë “Trazirat dhe funeralet e prillit 1991”.

Michel Setboun: “Ishte një moment ku ishte shumë e vështirë të hyje në Shqipëri. Besoj se një pjesë e mirë e të rinjve këtu nuk e njohin atë periudhë që ishte e pabesueshme.”

Michel Setboun është fotoreporteri i cili dokumentoi rënien e komunizmit në Shqipëri, luftën për pavarësi në Angola ne 1976), luftën civile në El Salvador ne 1983), revolucionin islamik iranian (1979), krizën e refugjatëve në Nigeri (1982) dhe sulmin terrorist me 11 shtator ndaj kullave binjake në New York (2001).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu