Ballina Kronike Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen pesë persona në Lezhë

Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen pesë persona në Lezhë

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se disa nga nga të arrestuarit shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave të qytetit.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër në Njoftimi Policisë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” . Policia ka identifikuar 3 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Janë sekuestruar 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.

“Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimit të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit Fatjon Canga , 36 vjeç, Gjovano Ivanaj, 34 vjeç dhe Erbardh Gjeloshi, 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë”, njofton policia.

Në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Lezhë, arrestua në flagrancë shtetasi Aldo Dodaj., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

U arrestua në flagrancë shtetasi Kristjan  Bazol, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks