Në datë 18.11.2026, Agjencia e Mbikqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.O, për veprat penale „Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim“ dhe „Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara“, të parashikuara nga nenet 89, 22 dhe 324/a të Kodit Penal, si edhe shtetasi A.O. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale „Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga nenet 89 dhe 22 të Kodit PenalIEVP Shkodër.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas (të cilët vuajnë dënimin në këtë IEVP) janë konfliktuar me të dënuarin S.G, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në vijim të veprimeve nga AMSEVP, është ushtruar kontroll për sende të ndaluara ne dhomat e të dënuarve të perfshirë në konflikt, ku në dhomën e shtetasit S.O. është konstatuar një aparat telefonik.
Materialet proceduriale i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e kryerjes s ë veprimeve të tjera proceduriale.
AMSVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar e-mail në adresën [email protected]






