
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës, 3 inspektorë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite në radhët e Policisë së Shtetit.
Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë i DVP Shkodër, Akil Kalo, shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Erion Duma, dhe shefi i Burimeve Njerëzore, Vlash Balozi, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, iu dorëzuan 3 inspektorëve, certifikatat me motivacionin “Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Inspektor Idriz Rekaj ka shërbyer për 39 vjet në Policinë e Shtetit, inspektor Nikoll Pjetri ka shërbyer për 33 vjet, ndërsa inspektor Dod Lasdushaj ka shërbyer për 32 vjet në Policinë e Shtetit. Gjatë karrierës së tyre, ata i kanë kryer detyrat me përkushtim dhe përgjegjësi, duke kontribuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.
Në përfundim të ceremonisë, 3 inspektorët shprehën mirënjohjen për vlerësimin dhe iu uruan kolegëve suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit dhe të detyrave të tyre.





