Rusia pëejashtohet edhe nga Euro 2024 . UEFA bën me dije se pezullimi ndaj federatës ruse shtrihet në kohë edhe për eleminatoret Euro 2024 që nisin vitin e ardhshëm dhe kombëtarja ruse nuk do të shortohet për shkak të luftës që Moska po zhvillon në Ukrainë që prej 24 shkurtit.
Një shuplakë tjetër e rëndë për Rusinë qe nuk mori pjesë as në ndeshjet play-off të Kupës së Botës ndërsa u pezullua edhe nga Liga e Kombeve ku ishte shortuar ne grupin B2 me Shqipërinë.
Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe shorti do të hidhet në datën 9 tetor në Frankfurt.