Një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore po shkon drejt përfundimit në “Trush i Poshtëm”, fshati i ri i njësisë administrative Bushat. Bashkëfinancimi i këshillit të qarkut Shkodër me bashkinë Vau Dejës, që me një gjatësi prej 2.2 kilometrash, do t’i shërbejë banorëve të 5 fshatrave, por edhe atyre që duan të shmangin trafikun në pikun e sezonit për të udhëtuar drejt Velipojës. Kreu i qarkut Edmond Ndou dhe kryebashkiaku Kristian Shkreli panë nga afër ecurinë e punimeve që po shkojnë drejt fazës përmbyllëse. Rruga e re do t’i shërbejë komunikimit të banorëve, zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit.

Administratori i Bushatit dhe banorët e zonës e vlerësojnë këtë investim, që vjen pas shumë vitesh për këtë komunitet. Asfaltimi i 2.2 km rrugë, sistemimi kanaleve anësore dhe sinjalistika e rrugës, vjen si bashkëfinancim 60% nga qarku dhe 40% nga bashkia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu