🔴Njoftim!
📍Parashikimet e IGJEUM dhe Shërbimit Meteorologjik e kanë listuar Bashkinë Shkodër, mes zonave që do të preken nga reshje intensive shiu, që mund të krijojnë probleme të ndryshme, si: përmbytje lokale e rrëshqitje dherash.
Grupi i punës së emergjencave civile në Bashkinë Shkodër ka përcaktuar planin e masave dhe ka ndarë detyrat për çdo situatë, me qëllim që të ndërhyhet në kohë. Strukturat tona janë në gatishmëri të plotë 24/h.
Për çdo situatë të krijuar apo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : +355 67 303 5950.