Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Juri Kim  së bashku me ministren Belina Balluka kanë vizituar termocentralet lundruese të prodhimit të energjisë të vendosura në Vlorë nga kompania amerikane “Excelerate Poëer.

ambasadorja Juri Kim u shpreh se Shqipëria është me fat pasi ka nisur të flasë për energjinë që në vitin 2020 dhe sipas saj përmes anijeve lundruese që prodhojnë energji do të mund të furnizohen 150 deri 200 mijë shtëpi.

Juri Kim: Në fakt ne jemi me fat pasi nisëm të flasim për energjinë që nga viti 2020. Hapat që ishin hedhur aso kohe tani janë shumë të rëndësishme. Gjithashtu jemi të kënaqur që ju kemi sjellë kompani amerikane që mund të sjellin energji elektrike. Nuk duken të bukura, por rëndësi ka që funksionojnë.

Sipas statistikave vitin e kaluar konsumi total i Shqipërisë ka qenë në shifra të larta dhe nëse kjo funksionon si duhet dhe nëse prodhojnë të paktën 114 megavat kjo mund të përmbushë nevojat 12 deri 15 përqind të nevojave totale për energji elektrike në vend. Në terma mesatar 150 deri 200 mijë shtëpi do të furnizohen prej këtyre anijeve që prodhojnë eneregji elektrike. Kështu Shqipëria do të ketë energjinë elektrike për të cilën ka nevojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu