Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Budapesti se është tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është pa dyshim në Europë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, Rama u shpreh se “për këtë do të luftojmë çdo ditë”.
Kryeministri vlerësoi se është hapur tashmë një rrugë e re, falë edhe Presidencës hungareze që i ka shtyrë gjërat shumë fort përpara.
“Jemi tashmë në bisedime për anëtarësim dhe shpresojmë fort se do të jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade bashkë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kemi gjithmonë e më pak argumente për të thënë se të pasurit e BE-së me dy kufij është e bëshme. Me një kufi të jashtëm dhe me një kufi të brendshëm, pra duhet të dalim nga një kufi për të hyrë në Ballkanin Perëndimor. Një hapësirë që duhet të jetë e përbashkuar në mënyrë që të ruhemi dhe ruajmë sidomos nga ndërhyrjet. Po kështu edhe për të mos vazhduar me këtë eksperiment të të pasur të një ‘stomaku’ që nuk funksionon si duhet brenda organizmit”, tha Rama.