Ballina Aktualitet Rama: Drejt marrëveshjes me një rrjet universitar në Londër, do të hapim...

Rama: Drejt marrëveshjes me një rrjet universitar në Londër, do të hapim 4 universitete! PISA, kryeministri: E nisëm nga fundi, jemi në majë

Në nisje të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama bën me dije se shumë shpejt do të finalizohet një marrëveshje me një rrjet universitar në Londër. Kjo do të sjellë hapjen e 4 universiteteve në katër qytete të Shqipërisë: në Fier për mjekësi, i përgjithshëm në Tiranë e Vlorë dhe në Korçë për inteligjencën artificiale dhe teknologjinë.

Pedagogët do të jenë të huaj, por edhe shqiptarë e nga diaspora.

“Është investim shumë i madh që do të bëjmë, ne do të vëmë në dispozicion infrastrukturën, ata do të sjellin pedagogë, por komponent i rëndësishëm do të jetë edhe zgjedhja e pedagogëve shqiptarë që ata synojnë t’i zgjedhin jo vetëm këtu, por edhe në diasporë. Është plan goxha ambicioz. Duam ta konkludojmë të gjithën brenda këtij viti dhe duam që të fillojë mësimi në 2 nga 4 universitetet, në sezonin 2027-2028 dhe 2028-2029, të katërt janë në funksion”, tha Rama në episodin e parë të sezonit të shtatë të “Flasim.”
Një fjalë kryeministri e pati edhe për rezultatet e Shqipërisë në PISA 2025 ku theksoi transformimin e arsimit në këto vite.

“Nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfundojnë pushimet dhe përgatitjet e vitit dhe po nis një vit i ri arsimor. Nuk mund të rri dot pa e shfrytëzuar këtë rast për të shprehur kënaqësinë e jashtëzakonshme për rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 2025, të cilat janë fryt i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, një përpjekjeje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës, teksteve, administrimit të shkollave ku sot kemi një numër jo të vogël drejtuesish që kalojnë te Shkolla e Drejtorëve dhe si rezultat i gjithë intensitetit dhe ndërveprimit mes shkollës e prindërve. Nuk u heq asnjë presje atyre që nënvizojnë meritën e nxënësve, por nga ana tjetër nxënësit ishin po aty, ndërkohë që pjesët e tjera nuk ishin aty siç duhet dhe prandaj rezultatet e PISA-s nuk ishin të tilla dhe Shqipëria e filloi këtë ngjitje nga fundi, të fundit në distancë nga të tjerët dhe sot jemi të parët në matematikë”, tha kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks