Radhë kilometrike në pikën kufitare të Muriqan – Sukobinës, në pjesën e Malit te Zi. Shkak është bërë kontrolli me sportele të reduktuara nga pala malazeze duke vonuar procedurat. Kjo ka bërë që dhjetra qytetarë të Shqipërisë dhe turistë të presin me orë për të hyrë në vendin tonë, ndërsa asnjë autoritet nuk jep shpjegime. Ka disa ditë qe po ndodh ky fenomen, duke krijuar kaos, radhë dhe pritje pa fund për qytetarët, tërësisht të pakuptimta. Pala shqiptare nuk ka dhënë asnjë sqarim apo të ketë pasur ndonjë ndërhyrje shtetërore për të zgjidhur ngercin me palën malazeze.